Vritet me armë zjarri 36-vjeçari në Selenicë, mbërrin pa shenja jete në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.11.2025, 21:27

Një 36-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gjorm të Selenicës, pasi u qëllua me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ishte në vizitë tek të afërmit e tij kur ndodhi ngjarja tragjike. Raportohet se të afërmit e kanë gjetur pa shenja jete dhe e kanë transportuar drejt spitalit të Vlorës.

Pamjet e siguruara nga JOQ Albania tregojnë momentin kur trupi i pajetë i 36-vjeçarit mbërrin në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit