Rruga në gjendje skandaloze prej vitesh, vlonjatët kërkojnë ndërhyrje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.11.2025, 15:21

Vlonjatët po përballen me gjendjen skandaloze të rrugëve në zonën pas kryqëzimit të “Aleksandria”, konkretisht përgjatë rrugës “Dush Strati” dhe tre rrugicave përreth. Sipas denoncimit të qytetarëve, prej vitesh kjo rrugë është lënë në harresë totale, pa asnjë ndërhyrje, dhe çdo ditë e më shumë po shkatërrohet.

Në pamjet e dërguara në redaksi dallohet qartë degradimi i plotë i infrastrukturës, rruga është e mbushur me baltë, gropa dhe pluhur duke e bërë të pamundur sipas qytetarëve qarkullimin e automjeteve, e në disa raste edhe të këmbësorëve.

Ndërkohë që në qendër të qytetit shihen rikonstruksione fasadash dhe projekte luksoze, në lagjet e tjera qytetarët përballen me realitetin e hidhur të neglizhencës dhe braktisjes. Asnjë investim, asnjë riparim, vetëm premtime bosh që përsëriten sa herë afrohen zgjedhjet.

Banorët kërkojnë me urgjencë ndërhyrjen e institucioneve lokale dhe kërkojnë që Bashkia e Vlorës të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të papranueshme, e cila jo vetëm dëmton mjetet dhe bizneset e zonës.

Denoncimi i qytetarit:

"Përshëndetje! Mund të bëj një ankesë për këtë rrugën. Ka dy vite që është kështu, sa vjen dhe përkeqsohet, nuk kalojnë dot makinat na janë bërë copa. Në Vlorë, pas kryqëzimit te "Aleksandria" janë tre rrugica të tilla në këtë gjendje gjatë gjithë rrugës "Dush Strati"."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit