“Bleva xhup “Moncler” te ‘AK online shop’ për origjinal dhe ma solli të përdorur”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.11.2025, 14:14

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast të një mashtrimi online, që tregon edhe një herë se si disa faqe në internet po zhvatin qytetarët shqiptarë pa asnjë frikë nga ligji.

Sipas saj, zonja kishte porositur një xhup “Moncler” origjinal nga faqja Ak Online Shop”, e cila reklamon me të madhe produkte “100% origjinale” dhe cilësi të garantuar. Por ajo që mbërriti në duart e saj ishte një skandal i vërtetë: një xhup fals dhe i përdorur, krejt ndryshe nga çfarë ishte premtuar në faqe.

Kur denonciuesja u përpoq të kontaktonte me faqen për kthimin e produktit, përgjigjja ishte arrogante. Jo vetëm që faqja refuzoi të kthejë paratë, por guxoi edhe ta akuzojë qytetaren se ajo vetë e kishte përdorur xhupin dhe po “shpifte” ndaj tyre. Një qëndrim që tregon qartë mungesën totale të respektit për klientët dhe abuzimin e hapur me besimin e tyre.

Ky rast nuk është i izoluar. Çdo ditë redaksisë i vijnë dhjetëra ankesa për faqe të ndryshne online që shesin produkte fallco, dërgojnë mallra të dëmtuara ose refuzojnë t’u kthejnë paratë qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit