Banorët e fshatit Therpel të Skraparit pa ujë të pijshëm, ujësjellësi në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.11.2025, 09:03

Banorët e fshatit Therpel në Skrapar denoncojnë mungesën e ujit të pijshëm, një problem që, sipas tyre, zgjat prej vitesh pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet. Nga 90 familje që jetojnë në fshat, rreth 70 vuajnë për ujë, pasi ujësjellësi nuk është riparuar apo mirëmbajtur asnjëherë. Ata shprehen se, megjithë ankesat e përsëritura në Drejtorinë e Ujësjellësit, nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e situatës.

Banorët pretendojnë se drejtori i ujësjellësit, Sokol Çeço, jo vetëm që nuk ka ofruar zgjidhje, por u ka kërkuar pagesën e ujit, duke i nxjerrë të gjithë debitorë me nga 100 mijë lekë, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë as kontrata të rregullta. Ata thonë se paguajnë çdo vit nga 45 mijë lekë, ndonëse uji mungon për pjesën më të madhe të familjeve.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve për të siguruar ujë të pijshëm dhe transparencë në administrimin e ujësjellësit.

Përshëndetje JOQ! Dua të denoncoj një shqetësim që kemi këtu në fshat me ujin e pijshëm. Jam një banor i fshatit Therpel të Skraparit. Jemi 90 familje këtu në fshat, dhe 70 familje nga këto vuajnë për ujë, sepse nuk është vënë dorë në ujësjellës asnjëherë. Jemi ankuar disa herë te Drejtoria e Ujësjellësit, por jo vetëm që nuk ka dhënë zgjidhje, por na vjen drejtori Sokol Çeço dhe na kërkon edhe lekët e ujit. “Paguani lekët,” thotë, “na ka nxjerrë debitorë të gjithëve nga 100 mijë lekë.” Ne nuk kemi pasur kurrë kontratë me ujësjellësin dhe prapë i paguajmë nga 45 mijë lekë në vit. Do t’ju nis disa video që të shikoni në çfarë gjendje është ujësjellësi ynë në Therpel. Ju lutem, bëjeni publike këtë gjë. Unë dua të mbetem anonim. Faleminderit”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit