Një i ri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video-mesazh të veçantë, me shpresën se nëpërmjet nesh mund të gjejë një vajzë që i ka mbetur në mendje, të cilën e pa sot paradite në një lokal në qytetin e Durrësit.
“Sot rreth orës 10:00, te lokali Zins në Durrës, pashë një vajzë… ishte aq e bukur, sikur e kishte pikturuar Zoti me dorë. Ishte bionde, e shoqëruar me dy shoqe. Nëse po e sheh këtë video, do doja të kërkonte Instagramin tim tek ju, sepse më ka mbetur shumë në mendje,” – shprehet ai në videomesazhin e tij.
Në tekstin që shoqëron mesazhin, i riu shton:
“Je më e mira ti moj flutur… shpresoj ta shohë këtë postim dhe të vërë dorën në zemër. Dua me gjithë zemër që ta gjej.”
Kush e njeh vajzën e përshkruar, mund të ndihmojë që ky mesazh i sinqertë të arrijë tek ajo. Ndoshta kjo është vetëm një përpjekje e guximshme, por që mund të sjellë diçka të bukur.