Arrestohet vëllai i deputetit demokrat, akuzohet për rrëmbimin dhe dhunimin e një personi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.10.2025, 21:08

Policia e Korçës ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme Alti Nallbatin, i njohur me nofkën “Duçja”, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Bledian Nallbati. Arrestimi u krye pas një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me forcat e rendit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Sipas burimeve zyrtare dhe raportimeve nga vendngjarja, Alti Nallbati, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të identifikuar si Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku, dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë të Devollit.

Topçiu, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, është rrëmbyer dhe më pas është dhunuar në ambientet e një banese që i përkiste njërës prej palëve të përfshira. Ende nuk janë bërë publike motivet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me incidentin.

Forcat e rendit kanë kryer disa kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në zonën e Devollit, me qëllim mbledhjen e provave materiale dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit