Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me ndotjen që shkaktojnë disa automjete që qarkullojnë në rrugët e Tiranës, pavarësisht problemeve të dukshme teknike. Në një video të bërë publike, shihet një automjet me targa britanike që lëviz në qendër të kryeqytetit, duke lëshuar një sasi të madhe tymi të zi nga marmita.
Sipas qytetarit që ka bërë denoncimin, kjo situatë është alarmante dhe tregon mungesën e kontrolleve efektive mbi mjetet që qarkullojnë në trafik. “Dua të shpreh shqetësimin tim për mjetet që qarkullojnë me probleme të theksuara, siç shihet qartë në këtë video.” tha ai.
Qytetarët shpesh prej kohësh ankohen për ndotjen e ajrit, veçanërisht nga automjetet e amortizuara që shpesh shmangin kontrollet teknike.
Denoncimi i qytetarit:
"Dua të shpreh një shqetësim përsa i përket mjeteve që qarkullojn në trafik me probleme të theksuara siç duket nga kjo video kjo makin me targa angleze qarkullon nëpër tiran duke lëshuar një tym të tmerrshëm."