Pamela Qirko, motra e zv.kryeministres Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte ne SPAK.
Pritej që në prokurorinë speciale të paraqitej vetë zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, por në vend të saj është parë motra e saj, Pamela Qirko që është edhe avokatja e saj.
Prokurori Dritan Prençi ka dërguar fletë-thirrje për Belinda Ballukun për tenderin e mbikqyrjes së tunelit të Llogarasë.