Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Prej disa kohësh ai ishte shtruar në repartin e reanimacionit të një spitali privat në vend, ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.
Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërsa më herët ishte trajtuar edhe për probleme me frymëmarrjen.