“Gëzo me engjëjt Leandro!”/ Vlonjatët nderojnë 17-vjeçarin që u përplas nga “Porsche”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.10.2025, 14:23

Ditën e sotme qyteti i Vlorës do të ndalet për një moment.Vlonjatët kanë marrë marrin pjesë në një marshim paqësor për të kujtuar Leandro Shametajn, 17-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht në orët e para të së martës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet luksoz tip “Porsche”, drejtuesi i të cilit dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe lëvizte me shpejtësi marramendëse në rrugët e qytetit.

Marshimi, i organizuar nga nëna e Leandros, ka për qëllim të përcjellë një mesazh të fortë ndërgjegjësimi kundër drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit dhe ndaj abuzimit me shpejtësinë. Përmes këtij akti simbolik, familja dhe qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjësi, kujdes dhe drejtësi në rrugët shqiptare.

Leandro ishte një djalë i qetë, punëtor dhe i dashur nga të gjithë. Ai punonte si kamarier në një lokal të zonës dhe atë natë po kthehej në shtëpi me motorin e tij, pas përfundimit të turnit të mbrëmjes. Por rruga e kthimit u shndërrua në tragjedi: një “Porsche” me targë AB737UI, që lëvizte me shpejtësi skëterrë, e goditi me forcë të madhe, duke e lënë të riun në gjendje kritike.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, Leandro nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda, duke ndërruar jetë pak minuta më pas.

Sot, qyteti i Vlorës mban zi për një jetë të re të këputur në mes. Nëna e tij, me forcën e dhimbjes që vetëm një prind mund ta ndjejë, kërkon që tragjedia e Leandros të mos harrohet, por të shërbejë si thirrje për ndërgjegje, që asnjë familje tjetër të mos përjetojë të njëjtin makth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit