Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 30 tetor në një palestër në Vlorë, ku ka humbur jetën një shtetas italian.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është 65-vjeçari me inicialet F.C., banues në Itali, i cili ndërroi jetë gjatë ushtrimeve fizike.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Specialistët e Komisariatit të Policisë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim.
Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.