Qytetarja: Farmaci “Ashila” në Lezhë më mashtroi, tjetër gjë kërkova e tjetër më shiti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.10.2025, 13:26

Një qytetare nga Lezha ka denoncuar publikisht farmacisë “Ashila” për mashtrim gjatë një blerjeje. Ajo ka treguar se ka kërkuar një pompë Momoozy M9 me çmim 25.000 lekë të reja, por në vend të saj i është shitur modeli më i lirë, Momoozy M6. Edhe pse farmacistja ka pranuar në mesazhe se e ka ngatërruar produktin, ka refuzuar t’i kthejë paratë apo të pranojë produktin mbrapsht.

Ky veprim tregon mungesë transparence dhe respekti ndaj konsumatorit, duke vënë në pikëpyetje ndershmërinë e farmacisë “Ashila”. Një institucion që merret me shëndetin e njerëzve nuk duhet të lejojë gabime të tilla të mbeten pa përgjegjësi. Sjellje të tilla vetëm dëmtojnë besimin e qytetarëve dhe tregojnë se disa biznese kujdesen më shumë për fitimin sesa për korrektësinë.

Përshëndetje JOQ. Jam një qytetare. Isha sot në farmacinë Ashila, Lezhë. Bleva këtë pompën, Momoozy Mobile Style me një çmim prej 25.000 mijë lekësh te reja, ose 250 mijë lekë të vjetra me pretendimin se po blija një pompë M9, por në realitet zonja në fjalë e farmacisë Ashila më ka shitur pompën M6. Në mesazhe e pranon që e ka shitur, por nuk pranon të më kthejë lekët dhe t’i kthejë produktin sepse më ka shitur tjetër gjë, ndërkohë që i kërkova tjetër gjë. I vetmi opsion që më jep është të shtoj një shumë parash edhe të më sjellë produktin që kërkova që në fillim. Në mesazhe ajo e pranon që e ka ngatërruar gabimisht dhe nga pompë M9 që i kërkova më ka shitur pompën M6, por nuk pranon të më kthejë lekët dhe t’i kthejë produktin. Ju lutem JOQ, bëjeni publike denoncimin që zonja fjalë të mos mashtrojë më personat e tjerë. Faleminderit", shkruan qytetarja për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit