Banorët e zonës së katër grykëve, Selishtë – Lukan – Qafë Murrë – Kaçni, në njësinë administrative Selishtë, kanë denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e rrugës që i lidh me pjesën tjetër të Bashkisë Dibër.
Sipas banorëve, rruga ndodhet në gjendje tejet të amortizuar dhe të pakalueshme, ndërsa bashkia Dibër nuk ka ndërmarrë asnjë masë për përmirësimin e saj.
Ata thonë se prej vitesh presin një asfaltim apo ndërhyrje minimale, por asgjë nuk bëhet. Banorët po largohen çdo ditë për shkak të mungesës së infrastrukturës, shkollës dhe shërbimeve shëndetësore.
Ata kërkojnë nga autoritetet vendore dhe qendrore ndërhyrje urgjente për asfaltimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, duke theksuar se zona po boshatiset për shkak të mungesës së investimeve.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje. Nje denencim desha te bej per rrugen. Kjo rruga skandaloze
Kjo rruga e 4 grykeve selisht lukan qafmurr Kacni njesia administrative selisht. Per kete rruge nuk meret asnje mase nga bashkia diber. Per te bere kete rruge me asfaltim banoret e ketyre fshatrave po ikin dita dites prej rruges prej Shkolles prej spitaleve nuk ka asnje investim per tek zonat tona. Bashkia Diber