Tek “Vilat Gjermane” në Tiranë, banorët përballen me pluhur, gropa dhe urbanë të vjetër

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.10.2025, 10:07

Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ, ku shprehet i revoltuar për gjendjen e rrugës dhe transportit urban në zonën e njohur si “Vilat Gjermane”. Sipas denoncuesit, prej muajsh banorët përballen me pluhur të dendur dhe gropa të shumta, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe jetesën e përditshme në lagje.

Punimet, që sipas banorëve kanë nisur që në qershor, vijojnë ende pa përfunduar, ndërsa në terren shihen pak punëtorë dhe mungesë koordinimi. “Nuk bëhet puna me pesë punëtorë”, shprehet qytetari, duke theksuar se situata është bërë e padurueshme për shkak të pluhurit që mbulon çdo gjë ditë e natë.

Përveç rrugës, problematike mbetet edhe transporti publik, pasi autobusët që qarkullojnë në zonë janë të vjetër dhe ndotin ajrin. Denoncuesi apelon që institucionet përkatëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të përmirësuar kushtet, pasi, siç thotë ai, lagjja është kthyer në një gurore të vërtetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit