Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Seanca ka në qendër shqyrtimin e ankimit të paraqitur nga Veliaj kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra, vendim që ish-kryebashkiaku e ka cilësuar si të padrejtë dhe me motive politike.
Mëngjesin e sotëm, Veliaj është nisur nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës Kushtetuese, nën masa të rrepta sigurie. Ai po shoqërohet nga një furgon policie dhe pritet të mbërrijë në ambientet e gjykatës pak përpara fillimit të seancës.
Seanca pritet të ngjallë interes të madh publik, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë nëse shkarkimi i Veliajt do të mbetet në fuqi apo do të anulohet. Përfaqësues të medias dhe të forcave politike pritet të jenë të pranishëm në sallë për të ndjekur zhvillimet.