Mbërriti në aeroportin e Madridit me 40 pako kokainë, shqiptari dënohet për trafik ndërkombëtar droge

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.10.2025, 22:24

Një gjykatë në Republikën Domenikane ka dënuar me 15 vite burgim shtetasin shqiptar Sejdin Kote, i shpallur fajtor për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi u dha pasi në nëntor të vitit 2024, ai u kap në Aeroportin Ndërkombëtar “Las Américas” duke tentuar të udhëtonte drejt Madridit me 40 pako kokainë, me peshë totale 39.13 kilogramë.

Dënimi u shpall nga Gjykata e Parë Kolegjiale e Santo Domingo Este, pas kërkesës së Prokurorisë, përfaqësuar nga prokurorët Evelyn Peña dhe Alexis Casado, të cilët paraqitën prova të mjaftueshme që vërtetuan fajësinë e të pandehurit.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga prokurori hetues César Augusto Veloz, droga u zbulua më 16 nëntor 2024, gjatë kontrollit me rreze X në bagazhet e pasagjerit shqiptar. Oficerët e CICC–DNCD konstatuan imazhe të dyshimta dhe, pas inspektimit fizik, gjetën substancën narkotike të ndarë në dy grupe.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Elizabeth Esperanza Rodríguez Espinal, Flor E. Batista Polo dhe José Leonel Asencio Quezada, vendosi që Sejdin Kote të vuajë dënimin në Qendrën e Korrektimit dhe Rehabilitimit “Najayo Hombres”, në provincën San Cristóbal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit