Makina luksoze ecën e qetë në korsinë e emergjencës, policia pas saj mbyll sytë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.10.2025, 18:26

Një video e cila ka mbërritur pranë redaksisë tonë tregon një skenë që, për fat të keq, është bërë e zakonshme në rrugët shqiptare, një makinë luksoze ecën qetësisht në korsinë e emergjencës, ndërsa patrulla e policisë që ndodhet pas saj nuk ndërmerr asnjë veprim. Asnjë paralajmërim, asnjë ndalim, asnjë shenjë reagimi.

Në vendin ku qytetarët e zakonshëm gjobiten për çdo detaj, ku një rrip sigurimi apo një parkim i gabuar sjell menjëherë ndëshkimin, makinat e shtrenjta dhe emrat me peshë duken se gëzojnë imunitet të heshtur. Kjo është pamja e vërtetë e një policie që funksionon me dy standarde, e rreptë me 'të varfrit' dhe e verbër për 'të pasurit'.

Qytetari që dërgoi videon, një shqiptar që jeton jashtë vendit, e përshkruan me zhgënjim realitetin:

“Këtu jashtë ligji është për të gjithë. Aty, në vendin tonë, s’të bëhet të vish më. Sepse padrejtësia të përplas në fytyrë, çdo ditë.”

Në një vend normal, një pamje e tillë do të sillte reagim të menjëhershëm nga punonjësit e policisë. Por në Shqipëri, institucioni që duhet të garantojë rendin dhe barazinë, është kthyer në simbol të selektivitetit dhe padrejtësisë. Kjo nuk është më mungesë profesionalizmi, është mungesë ndërgjegjeje dhe përgjegjësie publike.

Policia e Shtetit duhet t’u japë përgjigje qytetarëve: kush e mbron ligjin në këtë vend? Pse patrullat ndalojnë më të dobëtit dhe shmangin më të fortët? Dhe deri kur do të heshtet përballë një sistemi që të fortëve u hap rrugën, e të thjeshtëve u vë prangat?

Denoncimi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje faqaja më e mirë dhe më e drejtë në Shqipëri. Këtu ligji nuk është njësoj për të gjithë. Po të dërgoj një video ku në korsinë e emergjencës, Policia që është mbrapa një makine luksoze nuk bën asnjë veprim për ta ndaluar. Ndërkohë të jetë një njeri me makinë të thjeshtë të bëjnë namin këta. Demaskoje këtë shtet të ndyrë. Unë jetoj jashtë shtetit por këtu në vendin tënd s'të bëhet të vish sepse ka shumë padrejtësi. Anonim të lutem!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit