Banorët e fshatit Mafsheq në Malesinë e Krujës kanë denoncuar në redaksinë tonë një situatë shqetësuese pasi rruga kryesore vijon të jetë e bllokuar prej një muaji.
Banorët thonë se shembja e dheut ka ndarë fshatin në dy pjesë, duke vështirësuar qarkullimin e tyre dhe lëvizjen e automjeteve.
Sipas qytetarëve, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga autoritetet për të pastruar rrugën dhe për të rikthyer lidhjen mes dy pjesëve të fshatit.
Banorët tregojnë se kjo situatë ka krijuar shqetësim të madh, sidomos për ata që duhet të shkojnë në punë, shkollë ose spital.
Banorët shprehin shqetësimin e tyre se çdo vonesë mund të shkaktojë probleme serioze, sidomos në rast emergjencash.
Ata bëjnë apel urgjent që të ndërhyhet për të hapur rrugën dhe për të garantuar sigurinë e banorëve të fshatit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Kjo rruga esh ne Malesine e Krujes ne fshatin Mafsheq. Te perroi gjatushit ka rreth 1 muaj qe eshte bllokuar rruga nga shembja e dheut duke ndare fshatin ne dysh dhe ska asnje perpjekje per ta hapur . anonim ju lutemi na ndihmonj