Haxhiu: VV s’përkrah qeveri teknike, do të ketë Qeveri Kurti III

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.10.2025, 16:32

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit, u pyet sot nga gazetarët për deklaratat e shpeshta të partisë së saj se i kanë numrat për qeverinë dhe se në fund s’doli ashtu.

“A do t’i kërkoni falje që keni gënjyer?”, ishte pyetja e një gazetari.

Haxhiu tha se Qeveri Kurti III do të ketë, por se “përkohësisht” s’ka.

“Mendoj që qytetarët e Kosovës, sikurse ju, e keni parë që Qeveria Kurti s’është votuar. Por, nuk është votuar vetëm përkohësisht sepse ajo do të bëhet. Natyrisht që do të ketë Qeveri Kurti III”.

Ndërkaq, e pyetur nëse Vetëvendosje përkrah një qeveri teknike, Haxhiu mohoi se partia e saj do të bëjë këtë.

“Nuk e përkrahim një qeveri teknike. Qytetarët e Kosovës kanë vendosur, qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin, pra si personin më të votuar në Republikën e Kosovës. Lëvizjes Vetëvendosje i kanë dhënë mbështetje maksimale, ne jemi falënderues për këtë, prandaj në qoftë se nuk do të ketë numra, natyrisht që vendi duhet të shkojë në zgjedhjeve të jashtëzakonshme ndonëse ju e dini që ne s’e kemi dëshiruar këtë, por rrethanat politike na imponojnë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit