Qytetari: Makina me bombol gazi jashtë kabinës rrezikon jetën e qytetarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.10.2025, 16:02

Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ Albania një automjet që, sipas tij, qarkullon çdo ditë në qytet me një bombol gazi të vendosur jashtë kabinës. Në videon e dërguar, shihet qartë bombola e montuar në pjesën e pasme të makinës, gjë që përbën rrezik të madh për zjarr apo shpërthim, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Qytetari shpreh shqetësimin se një instalim i tillë mund të ketë pasoja serioze në rast aksidenti apo defekti teknik.

Rasti ka ngjallur reagime për mungesën e kontrolleve teknike ndaj mjeteve që përdorin gazin si karburant, si dhe për moszbatimin e standardeve të sigurisë. Qytetarët kërkojnë që autoritetet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për të verifikuar gjendjen e automjetit dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme që mund të rrezikojë jetën e njerëzve.

“Përshëndetje JOQ! Dua të paraqes një shqetësim lidhur me instalimin e bombolës së gazit tek ky automjet qe qarkullon çdo dite ne qytetin tone ne këtë gjendje, dhe bombola e gazit ndodhet jashtë kabinës se makinës. Duke qenë se bëhet fjalë për një element që mund të paraqesë rrezik potencial për zjarr apo shpërthim dhe për rrezik jete njerëzish po ju dërgoj këtë video:, shkruan qytetari në denoncim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit