“Punimet” gjysmake stresojnë vlonjatët: Na u shkatërruan makinat, s’kemi ku kalojmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.10.2025, 13:50

Një banore e lagjes “24 Maj” në Vlorë i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar gjendjen e rrugëve në këtë zonë.

Ajo thotë se prej një muaji rrugët janë në gjendje shumë të keqe pasi bashkia ka nisur punime duke çarë asfaltin dhe i ka lënë në gjysmë.

Sipas saj banorët po përballen çdo ditë me vështirësi paai makinat po dëmtohen për shkak të gropave dhe mungesës së mirëmbajtjes, ndërsa prindërit nuk kanë ku të kalojnë me karroca për fëmijët.

Ajo shprehet se Bashkisë së Vlorës nuk i bëhet vonë për situatën, duke e akuzuar atë për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve.

Banorët e zonës kërkojnë që institucionet lokale të ndërhyjnë sa më parë për të rregulluar rrugët dhe për të përmirësuar kushtet e lëvizjes në lagje.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ! Shikojeni pak gjendjen e rrugeve ne lagjen “24 Maj “ ne Vlore . Kemi 1 muaj na u keputen makinat ne mes . Skemi ku kalojme me karroce per femijet . Publikoje pak se keta te Bashkise se Vlores as u behet vone . Plehrat e Vlores qe vetem vjedhin Publikoje pak tr lutem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit