Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Eugert Sinos, 34 vjeç, i cili u ndalua nga policia pasi në furgonin e tij u zbulua një arsenal armësh në zonën e “Myslym Shyrit”.
Sipas mediave, Sino dyshohet të ketë lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim parash nga trafiku i drogës, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet tregojnë se 34-vjeçari është i lidhur me grupin e Aurel Hoxhës, ndaj të cilit SPAK ka sekuestruar së fundmi pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro, përfshirë lokalin “Monopol” në të njëjtën zonë ku u ndalua Sino. Mësohet se i arrestuari ka punuar si banakier për Hoxhën, një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, i akuzuar për porositjen e vrasjes së Klevis Lleshit – ngjarje e lidhur me hasmërinë mes fiseve Hoxha dhe Lleshi, që daton që prej vitit 2012.
Gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin e 34-vjeçarit, policia gjeti 23 armë zjarri të llojeve të ndryshme, mes tyre:
Sipas hetuesve, armët ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup që vepron në Tiranë, Laç dhe Burrel. Përveç automjetit të kapur në rrugën “Myslym Shyri”, policia ka zbuluar edhe një bazë tjetër të grupit kriminalnë të njëjtën zonë, ku dyshohet se mbaheshin pjesë të arsenalit.
Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), me qëllim zbardhjen e rrjetit të plotë të bashkëpunëtorëve dhe lidhjeve të grupit të strukturuar kriminal.