Një banor nga fshati Rok i Skraparit denoncon se pas ndërtimit të rrugës Skrapar–Përmet në vitin 2020, nga kompania “Salillari” e Pëllumb Salillarit, i është bllokuar rruga që të çon në shtëpinë e tij. Sipas tij, në projektin fillestar ishte parashikuar që rruga do t’i linte kalimin për në pronën familjare, por më pas kompania ka ndryshuar projektin tre herë pa dijeninë e familjes.
Ai thotë se në fillim rruga ishte hapur, por më vonë është ngritur një mur rreth 5 metra i lartë që i ka prerë çdo mundësi hyrjeje në shtëpi. Banori, i cili deklaron se është taksapagues i rregullt dhe se shtëpinë e ka me dokumente të ligjshme që prej vitit 1991, kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të zgjidhur këtë padrejtësi.
Mesazhi denoncues i qytetarit:
Jam një djalë nga Skrapari, nga fshati Rok. Në vitin 2020 u bë rruga Skrapar–Përmet. Rrugën e ka ndërtuar firma Salillari, me të cilën kishim rënë dakord që rruga do të më linte kalimin për të shkuar në shtëpinë time. Kjo ishte parashikuar edhe në projektin fillestar. Më pas, firma Salillari ndryshoi projektin tre herë, në mënyrë që të mos më linte rrugë për te shtëpia. Këtë gjë e kanë bërë në fshehtësi, pa dijeninë e familjes time. Në dokumente dhe në terren shihet qartë që rruga na është hapur fillimisht, por më pas është ngritur një mur rreth 5 metra i lartë, që më pengon të futem në shtëpinë time. Jam taksapagues i rregullt dhe shtëpinë e kam me letra që prej vitit 1991. Aktualisht dua të riparoj shtëpinë e vjetër që kam në fshat, por nuk kam asnjë mundësi të shkoj atje për shkak të murit që më ka bllokuar rrugën.
Ai shprehet se dëshiron të riparojë shtëpinë e vjetër në fshat, por nuk ka asnjë mundësi të shkojë atje për shkak të murit që i ka bllokuar rrugën.