Bashkia i ka lënë në harresë, 3 fshatra të Kukësit drejt zhdukjes për shkak të rrugës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.10.2025, 12:31

Një rrugë rreth 10 kilometra e gjatë, që i përket fshatrave Shtanë, Dukagjin dhe Shikajnjësinë administrative Mal Zi, bashkia Kukës, ndodhet prej vitesh në një gjendje të mjerueshme.

Banorët bëjnë me dije se në këtë segment nuk është hedhur asnjë lopatë asfalt, dhe asnjë gropë nuk është mbushur prej kohësh, duke treguar mungesë të plotë mirëmbajtjeje nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Sipas tyre, rruga është lënë në harresë të plotë, ndërsa vështirësitë në lëvizje po bëjnë që familjet të largohen njëra pas tjetrës nga këto zona.

Banorët shprehen se dita-ditës situata po përkeqësohet, dhe se mungesa e ndërhyrjeve po “fik” dritat e fshatrave, një nga një.

Ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut Albert Halilaj që të hedhë sytë edhe nga këto fshatra pasi nëse ato po braktisen e shpopullohen është vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës, pasi as nxënësit nuk shkojnë dot në shkollë në këto kushte.

Denoncimi i qytetarit:

Pershdetje joq kjo rrug prej 10klm I perket 3 fshatrave shtan dugagjin shikaj ne bashkin e kukesi njesia administrative mal zi i gjith segmenti prej 10 klm ka te njetin gjedje ku prej vitesh nuk esht hedh as nji lopat dhe per te mbulu sa do pak nji grop te vogel . Nuk ka as nji lloj mirmbjtje E len ne harres te plot nga pushteti lokal dhe ay qendror . Prandaj gjdo vit po fiken dritat nji her e per gjithmon e familjeve ne kto fshtra . Ja ku jan te lutem postoj sepse dita dites Po bhet me keq

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit