Kandidati i PD për Vlorën me shkollë të mesme: Ndjek kurse online!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.10.2025, 11:52

Dionis Sota, kandidati i PD për Bashkinë e Vlorës, ka sqaruar deklarimin e tij në formularin e vetëdeklarimit dorëzuar në KQZ, ku ka shënuar se arsimi më i lartë i përfunduar është ai i mesëm. Në dokument ai rezulton gjithashtu me dy emra të ndryshëm.

Në një intervistë për mediat, Sota u shpreh se kishte pasur dëshirë të vazhdonte studimet e larta për drejtësi, por në kohën kur diplomat, sipas tij, bliheshin, ai vendosi të mos bëhej pjesë e një sistemi të tillë dhe iu përkushtua punës.

“Unë jam rritur në një kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar t’i futem asaj valle. E nisa shkollën, por e lashë. Kisha dëshirë të vijoja juridikun, por për shkak të punës nuk e bëra. Tani ndjek kurse online”, tha Sota.

Ai shtoi se vendimi për t’u kandiduar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit ka qenë plotësisht personal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit