32-vjeçari Haiti Bajramaj, që aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj dy ditë më parë, pritet të dalë sot përpara trupit gjykues.
Seanca për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë është parashikuar të zhvillohet rreth orës 13:00.
Sipas burimeve nga hetimet, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtuesin e automjetit tip Porsche, i cili, sipas Policisë, ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit fatal. Bajramaj u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin “Ismail Qemali”, ku 17-vjeçari Leandro Shametaj, teksa po kthehej nga puna, u përplas për vdekje nga automjeti. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.