Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e të përfshirëve.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Qarkullimi në zonë është vështirësuar për disa minuta, por aktualisht po kthehet gradualisht në normalitet.