Të riut i përplasin makinën e parkuar: Personi që e bëri të paraqitet, ose do të denoncohet!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.10.2025, 00:07

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, ka ndodhur pak më parë në zonën e Astirit, ku një automjet ka përplasur makinën e tij të parkuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas qytetarit, pas përplasjes mjeti i tij ka pësuar dëmtime të dukshme, mes të cilave thyerje të pasqyrës dhe gërvishtje të konsiderueshme në njërën anë të automjetit. Në videon e dërguar në redaksi duken qartë shenjat e dëmit të shkaktuar.

Ai thotë se, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, automjeti që shkaktoi dëmin ishte një BMW, që u largua menjëherë pas incidentit.

“Personi që e ka bërë këtë të paraqitet sa më shpejt për ta zgjidhur, ndryshe do ta denoncoj në polici,” është apeli i qytetarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit