Helmohen masivisht qentë endacakë në Tropojë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.10.2025, 22:02

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse po ndodh në qytetin e Bajram Currit, në bashkinë Tropojë, ku raportohen raste të shumta helmimi masiv të qenve. Banorët denoncojnë se dhjetëra kafshë, kryesisht qentë e lagjeve, po helmohet dhe lihen të ngordhur nëpër rrugë.

Sipas dëshmive të mbërritura nga qytetarët, helmimet kanë nisur ditët e fundit dhe po përhapen me shpejtësi në zona të ndryshme të qytetit. Kjo praktikë çnjerëzore dhe barbare është një akt i turpshëm, që jo vetëm shkel çdo normë morale dhe ligjore, por tregon mungesë totale të humanitetit dhe ndërgjegjes.

Ky është një krim ndaj kafshëve, por edhe një kërcënim për shëndetin publik, pasi përdorimi i helmeve të rrezikshme në mjediset urbane mund të dëmtojë edhe fëmijët apo qytetarët që mund të bien në kontakt me to.

Nevojitet ndërhyrje urgjente nga Policia dhe autoritetet lokale, për të ndaluar menjëherë këtë masakër dhe për të identifikuar e ndëshkuar autorët.

Në një kohë kur Shqipëria pretendon të avancojë drejt standardeve europiane për mirëqenien e kafshëve, ngjarje të tilla e vendosin vendin në qendër të kritikave për mungesë të theksuar të ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë institucionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit