Mashtruesi i të moshuarve në Tiranë, dënohet 64-vjeçari që luante me dhembshurinë e tyre

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.10.2025, 19:11

Një 64-vjeçar nga Shkodra, Liridon Lito, është dënuar me 2 vite burg pas gjykimit të shkurtuar nga Gjykata e Tiranës për mashtrim ndaj të moshuarve. Ai kishte zhvatur para nga pesë persona të moshave 74-85 vjeç, duke u prezantuar si mik i fëmijëve të tyre që jetonin në emigracion.

Sipas vendimit të gjykatës, Lito kishte vepruar midis korrikut 2024 dhe majit 2025, duke marrë shuma që varionin nga 6 deri në 20 mijë lekë të rinj për secilin prej viktimave. Ai hynte në banesat e tyre, shpesh në zona të ndryshme të Tiranës, dhe me pretendime të ndryshme, makina e prishur, dokumente pronësie apo borxhe të fëmijëve të tyre, i bindte të moshuarit t’i jepnin paratë. Tek një nga viktimat, madje, u prezantua si mik i djalit të ndjerë të saj.

Gjatë gjykimit, 64-vjeçari ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar ndjesë për viktimat. “Jam i sëmurë dhe nuk kam dëshirë të vdes në burg,” është shprehur ai para trupit gjykues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit