Një situatë e turpshme dhe e papranueshme po ndodh në fshatin Labinot Katund të Elbasanit, ku disa banorë të lagjes kanë kthyer rrugicën pranë shtëpive të fqinjëve në një vendgrumbullim mbeturinash.
Një qytetar i zonës, përmes një denoncimi të drejtpërdrejtë, tregon se plehrat hidhen çdo ditë para portës së shtëpisë së tij, pavarësisht ankesave të përsëritura. “E kanë bërë si kosh plehrash. Çdo ditë gjejmë mbeturina të hedhura, nga ushqime e qese plastike, deri tek mbetje ndërtimi. Nuk po jetojmë dot me erën dhe pisllëkun,” – shprehet ai.
Banorët thonë se i janë drejtuar autoriteteve lokale, por askush nuk ka ndërhyrë, ndërsa situata përkeqësohet çdo ditë.
Bashkia e Elbasanit dhe strukturat e mjedisit duhet të ndërhyjnë menjëherë, të pastrojnë zonën dhe të ndëshkojnë personat që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme.
Denoncimi i plotëm i qytetarit:
"Përshëndetje, të lutem vetëm publikoje ta shohin pak banorët e zonës se ç'a na hedhin në derë të shtëpisë disa prej tyre. Në fshatin Labinot Katund, jemi ankuar por nuk na vjen asnjeri dhe të lagjes nuk marrin vesh. Po na sjellin lloj-lloj mbeturine, e kanë bërë si kosh plehrash! Ju lutem publikojeni!"