Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Delvinë, ku një vajzë 12-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital pas konsumimit të disa tabletave mjekësore.
Sipas informacioneve të para, e mitura është gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët e saj, të cilët e kanë transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës. Pas ekzaminimeve, mjekët konstatuan se vajza kishte konsumuar disa ilaçe që i përkisnin një anëtari të familjes.
Raportohet se gjendja e saj ishte e rënduar, ndaj u vendos që 12-vjeçarja të transportohej me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia dhe institucionet përkatëse po hetojnë për të zbardhur motivet që e çuan të miturën drejt këtij veprimi.