Një aksident tragjik në vendin e punës i mori jetën një 67-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Lecce. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në zonën rurale të Via Vecchia Frigole, ku viktima, Allushaj Limos, po punonte për ndërtimin e një muri me gurë të thatë.
Sipas mediave lokale, gjatë një manovre të pasaktë me pompën e çimentos, operatori preku me mjetin një linjë tensioni të lartë. Goditja elektrike ishte fatale për 67-vjeçarin, i cili u rrëzua përtokë dhe ndërroi jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të urgjencës për ta kthyer në jetë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit, policia dhe karabinierët, të cilët siguruan zonën dhe nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Edhe prokurori i gatshëm ndodhet në vendngjarje për të ndjekur nga afër procedurat ligjore.