Kamarierja indoneziane lind dhe braktis foshnjën në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2025, 17:01

Një 20-vjeçare nga Indonezia është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi braktisi foshnjën e saj të porsalindur, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Bashkë me të, janë proceduar edhe katër shtetase të tjera nga i njëjti vend, të cilat akuzohen për “moskallëzim të krimit”.

Sipas Policisë, e reja me inicialet A. P., 20 vjeçe, kishte ardhur në Shqipëri rreth pesë muaj më parë dhe punonte si kamariere në një lokal në kryeqytet. Ajo jetonte në një banesë me qira në zonën e Brrylit, bashkë me shoqet e saj: A. W., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe.

Pas lindjes së foshnjës, 20-vjeçarja e ka braktisur atë, ndërsa fëmija u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, foshnja arriti të shpëtojë dhe ndodhet nën kujdesin e specialistëve.

Nëna e re po në ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa katër shoqet e saj janë proceduar për moskallëzim të krimit, pasi dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë njoftuar policinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit