Protesta e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa grevistët kanë zhvendosur sot tubimin e tyre përpara zyrave të kompanisë në Fier, duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune.
“Që kur kam filluar punë, më shumë më është rritur tensioni, sesa rroga!”; “Boll më, me mashtrime!”; “Dinjitet për naftëtarët!”, ishin disa nga pankartat që punonjësit mbanin në duar gjatë protestës.
Disa prej grevistëve kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre, duke theksuar se nëse kërkesat do të vazhdojnë të injorohen, protesta do të zhvendoset në Tiranë.
“Do të shkojmë drejt Tiranës dhe do të ngujohemi atje ku është qendra e korrupsionit, para Kryeministrisë. Nuk do ndalemi!” – deklaroi punonjësi Ago Nuhaj.
Sipas Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, punonjësit e zonës së Patos-Marinzës janë në grevë që prej 15 tetorit, pasi kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës.
“Po t’i pyesësh, ka punonjës që vazhdojnë të marrin 500, 600 apo 800 euro, ndërkohë që punëtorët kinezë apo të huaj marrin me mijëra. Kjo është padrejtësi e pastër!” – u shpreh Dritan Shahu, kreu i sindikatës.
Gjatë protestës, punëtorët denoncuan edhe sjelljen përçmuese të disa përfaqësuesve të kompanisë. Sipas tyre, drejtues të “Bankers” jo vetëm që nuk kanë pranuar dialog, por janë tallur me grevistët. Ata thonë se në protestën e sotme, shefja e burimeve njerëzore ka dalë në majë të tarracës, duke pirë cigare dhe qeshur me naftëtarët.
Mbrëmjen e djeshme, dy grevistë kanë pasur probleme shëndetësore, ndërsa njëri është dërguar në spital për kujdes të specializuar. Punonjësit pretendojnë se janë përballur me presione të vazhdueshme nga përfaqësues të kompanisë, të cilët, sipas tyre, kanë shkuar deri në familjet e grevistëve për t’i bindur të ndalojnë protestën
“Kanë dalë në fushë, u kanë bërë presion punëtorëve, u kanë vajtur nëpër shtëpi, kanë gjetur adresat e grave e burrave. Është një zinxhir i tërë korrupsioni!” – tha Nuhaj.
Nga ana tjetër, “Bankers Petroleum” deklaroi më 22 tetor se nuk është në gjendje të miratojë rritje pagash, duke përmendur “presionet financiare” si pasojë e rënies së çmimit të naftës dhe kursit të këmbimit valutor. Protestat e punonjësve kanë nisur që në shtator, por u pezulluan përkohësisht pas premtimeve për dialog. Mosarritja e një marrëveshjeje, megjithatë, i ka rikthyer punëtorët në grevë, e cila tashmë ka hyrë në ditën e saj të 15-të.
Denoncimi i naftëtarëve:
"Naftetaret ne greve prej 15ditesh ne greve urie dhe ne greve te pergjithshme me abandonim te punes. ,nderkohe shefja e burimeve njerezore del ne maj te taraces edhe pi cigare edhe qesh me punonjesit. I shikon si te mjere te varfer ashtu sic jane vertet. Te lutem publikojeni Sot naftetaret dolen ne proteste perpara zyrave te administrates Bankers ne qytetin e fierit Jonilda Rushiti Shefe e burimeve njerezore Bankers Kjo lloj sjellje,keta lloji njerezish i kane indinjuar te gjithe punonjesit e thjeshte Nje vendburim si patos-marinza e kane kthyer sikur ta kene token e babait Nderkohe esjte pasuri kombetare Dhe punonjesit vazhdojne edhe vuajne