“Te Intermedica analizat bëhen sa për sy e faqe, nga femër më bënë mashkull”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2025, 15:53

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë tonë laboratorin “Intermedica”, me degë në zonën e Institutit në Tiranë, pasi sipas saj nuk kryen analizat ashtu siç duhet por vetëm plotëson letra boshe duke rrezikuar kështu shëndetin e qytetarëve.

Ajo ka treguar se me datë 27 tetor kushërira e saj ka kryer një analizë urokulture, por rezultati i analizës ka dalë po atë ditë, ndonëse kjo lloj analize kërkon të paktën 48 deri në 72 orë për t’u përpunuar. E sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarja thotë se në dokumentin e analizave ishte shënuar gjinia e gabuar, nga femër në mashkull, çka sipas saj tregon se analiza nuk është kryer fare.

Sipas saj, ky laborator nuk i kryen në të vërtetë analizat, por thjesht plotësojnë fletët dhe i dorëzojnë si rezultate zyrtare, duke marrë njerëzit në qafë.

Ajo kërkon që autoritetet të verifikojnë mënyrën e punës së laboratorëve privatë dhe të vendosin kontrolle më të rrepta mbi cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje JOQ ! Kusherira ime ka bere analizat tek Intermedica ne Institut dhe nuk i nxjerin rezultatet e sakta thjesht i kalojne si leter analizat se nuk i bejne fare, marrin njerzit ne qafe . Edhe nga femer i bejne gjinine mashkull. E ka bere me date 27 dhe po me date 27 i ka dal pergjigjja kur nje urokulture e sakte do 48-72 ore te dali , jo per pese min .Gjinia Eshte e shkruar mashkull dhe as nuk i bejne fare analizat thjesht shkrujn letra kot"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit