“Jeta s’ka rëndësi, në Shqipëri të vrasin për lekë”, lumë denoncimesh për dy gjinekologet e njohura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2025, 13:57

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehura dy mjeke gjinekologe, Ibrime Mata dhe Enriketa Kroi, të akuzuara për neglizhencë në trajtimin e një pacienteje shtatzënë, rast që përfundoi me vdekjen e foshnjës dhe rrezikimin e jetës së nënës.

Sipas hetimeve, mjekja Mata nuk ka mbajtur historik mjekësor të saktë dhe ka injoruar simptomat e rënda të pacientes, ndërsa gjinekologia Kroi nuk ka ndërhyrë në kohë, pavarësisht se gruaja paraqiste shenja të pre-eklampsisë së avancuar. Pacientja u shtrua me urgjencë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku mjekët ndërprenë shtatzëninë për t’i shpëtuar jetën.

Por duke marrë shkas nga ky lajm, denoncime të tjera kanë mbërritur në redaksinë tonë për dy gjinekologet e "Hygeia-s" të cilat sërish akuzohen për trajtim të papërshtatshëm.

Një paciente thotë se tri vite më parë, gjatë një vizite tek Enriketa Kroi për kontrollin e infeksionit HPV, mjekja e kishte alarmuar për një kancer të qafës së mitrës, duke i kërkuar menjëherë ndërhyrje me lazer dhe pagesën për procedurën, pa kryer më parë biopsinë e nevojshme. Pacientja më vonë ripërsëriti testet në Itali, ku rezultoi se nuk kishte asnjë problem. Ajo denoncon se trajtimi ishte i nxituar, i panevojshëm dhe i motivuar nga interesi financiar.

Një tjetër paciente tregon për eksperiencën e saj me Ibrime Matën, gjatë shtatzënisë së tretë. Sipas saj, mjekja nuk iu është përgjigjur dhimbjeve dhe kontraktimeve të rregullta, duke e lënë deri në momentin kur placenta u plas dhe jeta e saj dhe e foshnjës u rrezikua seriozisht. Pacientja rrëfen se vetëm falë ndërhyrjes urgjente të spitalit, ajo dhe foshnja shpëtuan.

Ndërkohë një paciente tjetër e Ibrime Matës tregon se kur ishte dy muajshe shtatzënë, mjekja e kishte informuar gabimisht për binjakë, pastaj ndryshoi diagnozën duke e këshilluar për trajtim me ilaçe për një kist. Pacientja përfundoi duke lindur vajzën e shëndetshme pa ndërhyrje, duke treguar gabimin dhe mungesën e vlerësimit të duhur mjekësor.

Të dyja mjeket do të përballen në gjykatë për shkelje të rëndë të detyrës dhe standardeve mjekësore, ndërsa hetimet po shqyrtojnë provat dhe denoncimet e pacienteve për të përcaktuar përgjegjësinë.

Denoncimi 1:

Pershendetje! Doja te beja dhe une nje denoncim per kete doktoresha Enriketen. 3 vite me pare vajta ne kliniken e saj per te bere nje pap test, sepse isha me infeksionin HPV dhe e beja cdo 6 muaj pap testin per ta mbajtur ne kontroll dhe me rekomanduan kete doktoreshen si me te miren. Vajta per vizit tek klinika e saj qe ndodhet ngjitur me padamin, sapo vajta mbajta radhen 1 ore, pasi u futa me beri komplimet per veshjen dhe me tha qe qenke vesh bukur dhe keshtu duhet ( i ran ne sy gjerat e shtrejta) dhe pasi bera pap testin do prisja pergj per 2-3 jave. Doli pergjigja dhe vajta per vizit serishte ku me detyroi te beja biopsi sepse me tha qe je me kancer ne qafe te mitres dhe duhet te beja patjeter nderhyrje me lazer dhe direkt me tha dhe vleren sesa kushtonte.

Kjo do bente nderhyje pa pritur biopsin dmth. Une nuk bera asgje sepse nuk i besoja. Vajta per 1 muaj ne Itali ku perserita pap testin dhe me doli cdo gje ok, sepse ne itali infeksioni HPV nuk ishte semundje sic e bejn ne Shqiperi. Doktori italian kur i thash qe me ka thene doktoresha qe eshte kancer i qafes se mitres, me beri biopsi, me tha per nderhyrje me lazer vendosi duart kokes. Nuk e di tha cfare thone koleget ne shqiperi por kjo gje eshte anormale te besh biopsi per infeksion i cili kalon duke ngritur imuniteti e trupit. Sepse as ilace sme dha doktori ne Itali sepse nuk kisha nevoje per asgje, pervecse pap test cdo 1 vit. Ne Shqiperi te therin vetem per te marr lek. Te vrasin doktoret te cilet ti i beson jeten, dhe per cfare, per leke. Turp tju vij dhe me vjen shume keq qe jetoj ne Shqiperi. Qoft per ushqimet qe hame ( qe cdo makaron me del me miza, cdo miell me krimba dhe kos me myk, etj etj. Zoti ua beft ne koken e tyre te gjitha keto qe po na bejn ne.

Faleminderit nqs e postoni dhe uroj qe te gjithe te ndergjegjesohen dhe te thon eeksperiencat e tyre qe te pakten te kemi kujdes nga keto hiena, se per shtetin kemi vdekur nuk do ju bej asgje.

Denoncimi 2:

E njejta gje me ka ndodhur edhe mua me Ibrime Maten. Me la me dhimbje, isha per operacion sepse femija i trete dhe duke i thene qe kam kontraktime te rregullta. Me la deri ne ate grade ku shkova urgjente me placente te plasur duke rrezikuar jeten time se e goces as diskutohej ne ato momente. Falenderoj Zotin qe me shpetoi mua edhe gocen. Ndersa per kete doktoreshe skam meshireee fare, ta shoh edhe pas hekurave,se aty e meriton.

Denoncimi 3:

Isha 2 muajshe shtatzene dhe lbrime me tha ke binjak. Pastaj tha jo ske binjak ke kist dhe duhet ta thajme me ilace nderrova mjek. Me tha ska asigje per tu shqetesuar . Linda vajzen shendosh e mir dhe vet mir. Pa ilace pa gje

Denoncimi 4:

E njejta situate me ka ndodhur dhe mua me doktoresh Ibrimen ku dhe humbem femijen nga neglizhenca e shpifur nga ana e saj. Bashkeshortja kishte komplikacion ne muaj te gjashte te shtatezanis dhe kishte 2 dit ne spital prej dhimbjeve te medha. Ajo vinte 5 min ne dite ne dhome dhe u zhdukte ne u mundonim tu lidhnim me te por me kot dhe sa her vinte nuk dinte cte bente dhe nuk gjente dot cfar kishte bashkshortja dhe mbas 2 ditesh qendrim ne spital dhe duke mos u munduar per te bere asgje pervecse qetsues dhimbjesh fmija lindi vete ne dhome pa mbikqyrjen e askujt dhe ngaqe ishte e vogel nuk jetoi dot

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit