Rrugë e degraduar në Kashar, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.10.2025, 12:55

Një segment prej 500 metrash rrugë dytësore që lidh autostradën me shkollën jo publike “Nobel” në zonën e Kasharit vijon të mbetet pa asfaltuar, pavarësisht ankesave të përsëritura të banorëve. Ata thonë se jemi në vitin 2025, por rruga ende është në gjendje të keqe, duke u kthyer në problem të përditshëm sidomos gjatë stinës së reshjeve.

Një nga banorët e zonës shprehet se 500 metra rrugë dytësore që lidh autostradën me shkollën jo publike Nobel ende nuk është shtruar, edhe pse kanë kaluar vite. Ai apelon që Komuna e Kasharit dhe Bashkia e Tiranës ta marrin në konsideratë këtë problem, pasi segmenti ka rëndësi të madhe për nxënësit dhe komunitetin përreth.

“500 metra rrugë dytësore që lidh autostradën me shkollën jo publike ‘Nobel’. Jemi në vitin 2025 dhe ajo ende është në gjendje të keqe. Komuna Kashar, ju lutem publikojeni, ndoshta i kujtohet komunës ose bashkisë që e kanë harruar pa e shtruar”, shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit