“Kishim debate gjithmonë”/ Autori flet për vrasjen e kolegut, dëshmon edhe stafi i lokalit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2025, 11:41

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Tiranë, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillarin, 34 vjeç, gjatë orarit të punës në një lokal në zonën e Komunës së Parisit.

Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, Shehu ka pretenduar se konflikti ishte i çastit dhe lidhej me punën, por ka pranuar se me viktimën kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme

Megjithatë, dëshmia e tij bie ndesh me rrëfimet e stafit të lokalit, të cilët kanë pohuar se Ismaillari ishte “njeri i qetë, pa konflikte dhe shumë korrekt në punë”.

Hetimet kanë zbuluar se sherri fatal nisi për një pjatë proshutë. Sipas dëshmisë, autori kishte marrë një pjatë që nuk i takonte, dhe viktima i kishte kërkuar të mos e prekte. Pas një debati të shkurtër verbal, Shehu mori thikën dhe e goditi në qafë, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën menjëherë.

Pas krimit, autori qëndroi i qetë në vendngjarje, në pritje të policisë. Ai pritet t’i nënshtrohet një ekspertize psikiatrike, pasi ka pasur probleme sociale dhe jetonte i vetëm prej muajsh.

34-vjeçari Indrit Ismaillari punonte prej pesë vitesh në këtë lokal, ndërsa autori ishte punësuar vetëm prej disa muajsh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit