Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:10 në zonën e Lungomares në Vlorë. Një automjet tip Fiat me targa AA174MH, i drejtuar nga Dukë Muço, 72 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur në trotuar dy gra të moshuara, Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, të dyja rreth moshës 70 vjeç.
Të lënduarat po kalonin në vendkalimin e këmbësorëve në momentin e përplasjes dhe u transportuan menjëherë me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit ka rezultuar negativ në testin e alkoolit (0.000 mg/l) dhe është shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.