Tjetër vrasje me thikë, 42-vjeçari vritet pas një konflikti për një kalë në Kalanë e Beratit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2025, 16:49

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit, duke shtuar listën e akteve që kanë tronditur vendin gjatë ditës. Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, një debat banal për një kalë është kthyer në tragjedi.

Sipas burimeve, sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën historike. Debati ka degjeneruar shpejt në përplasje fizike, ku 63-vjeçari Kristo Mema, alias Kastriot Hoxha, ka goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, nga Tirana, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në vend.

Autori, i cili mësohet se ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. Forcat e Policisë së Beratit janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për ta kapur.

Ngjarja e Beratit, e ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara turistike të qytetit. Ajo vjen pas dy ngjarjeve të tjera të rënda në Durrës dhe Tiranë, duke nxjerrë në pah valën e dhunës që po përshkon vendin dhe boshllëkun e dukshëm të reagimit institucional ndaj saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit