Sherr te Komuna Parisit, kuzhinieri vret me thikë kamarierin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2025, 16:02

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak momente më parë zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy punonjësve të të njëjtit lokal, megjithëse detajet mbi arsyet e sherrit mbeten ende të paqarta. Viktima është identifikuar si kamarieri Indrit Islamllari, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacioneve të para pas një konflikti me kuzhinierin Filip Shehu, ky i fundit e ka qëlluar për vdekje me thikë në zonën e kraharorit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të marrë masat e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat e sakta të incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit