Balluku me sy të nxirë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.10.2025, 15:08

Një video e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngjallur reagime dhe kureshtje mes qytetarëve.

Në pamjet e publikuara, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shfaqet përkrah drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është fjala e saj, por një detaj në pamjen e saj, një nxirje e dukshme nën syrin e majtë.

Ky detaj ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me pyetje e komente, ndërsa qytetarët pyesin: “Çfarë i ka ndodhur Ballukut?” Disa mendojnë se mund të bëhet fjalë për një incident të rastësishëm, ndërsa të tjerë dyshojnë se pas kësaj mund të fshihet diçka më shumë.

Deri tani, zyra e ministres nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo sqarim zyrtar mbi situatën. Ndërkohë, publikun e ka pushtuar kurioziteti dhe hamendësimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit