Vrau gruan në Shkodër, turisti amerikan vetëvaret në qelinë e burgut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.10.2025, 17:55

Duket se ngjarjet e rënda nuk kanë fund këtë të martë! Rasti i fundit vjen nga burgu i Shkodrës, ku një i burgosur amerikan i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

57-vjeçari Brendon Saporito, i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Sandra Saporito, është vetëvrarë në ambientet e paraburgimit. Sipas burimeve zyrtare, Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij të paraburgimit.

Punonjësit e institucionit e kanë konstatuar ende me shenja jete dhe e kanë dërguar menjëherë drejt urgjencës, ku stafi mjekësor ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë. Megjithë përpjekjet e mjekëve të Spitalit të Koplikut, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Brendon Saporito ndodhej në IEVP Shkodër me masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër. Ai ishte arrestuar më 2 maj 2025, pas vrasjes së bashkëshortes së tij në Shkodër, dhe ishte transferuar në institucion më 4 maj të këtij viti.

Pas arrestimit, ai deklaroi para hetuesve se ngjarjen e kreu në gjendje të dehur. Saporito tentoi vetëvrasjen menjëherë pas krimit duke prerë damarët në gjendje të rënduar psikologjike. Pas arrestimit u shoqërua në spital ku mori mjekimin e nevojshëm ndërsa sot i dha fund jetës në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit