Krim në familje, djali vret babain me thikë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2025, 14:45

Një ngjarje tragjike ka tronditur mesditën e kësaj të marte qytetin e Durrësit. Sipas burimeve policore, Marjan Kodheli ka goditur me thikë babain e tij, 70-vjeçarin Pjetër Kodheli, i cili ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.

Mësohet se autori vuante nga probleme mendore dhe pas ngjarjes është larguar nga vendi i krimit. Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetimet paraprake synojnë të zbardhin plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij akti të rëndë.

Sipas informacioneve, 70-vjeçari kishte pasur më parë përplasje me të birin, i cili kishte shfaqur sjellje agresive edhe në të kaluarën.

Pas dy orësh kërikme nga blutë e Durrësit, Marjan Kodheli është neutralizuar në zonën e Plazhit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit