Një qytetare ka denoncuar gazetaren Odeta Dume për publikimin e historisë së saj personale pa marrë leje paraprake. Ajo tregon se para disa muajsh i kishte kërkuar ndihmë gazetares për të zbuluar kush i kishte dërguar vajzës së saj fotomontazhe me përmbajtje intime, duke besuar se personi ndodhej në Shqipëri.
Gjatë bisedës paraprake për të shpjeguar situatën, gazetaria regjistroi intervistën pa e njoftuar qytetaren. Më pas, materiali u publikua në kanalin e YouTube të Dumës dhe u ripublikua me tituj sensacionalë, duke ekspozuar historinë personale dhe privatësinë e familjes.
Qytetarja shprehet e shqetësuar për mënyrën sesi është përdorur informacioni i saj dhe apelon për respektimin e privatësisë dhe etikës gazetareske. Rasti ka ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të denoncimeve personale nga media.