Të shpëtojmë një jetë, Agroni ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.10.2025, 13:07

Agron (Xhaka) Brahimi ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ka nevojë urgjente për gjak të tipit A- ose 0-. Ai bën apel që kushdo mund të ndihmojë të kontaktojë menjëherë në numrin +355 67 698 3954.

Situata është kritike dhe çdo dhurim gjaku mund të bëjë ndryshimin për jetën e Agronit. Spitali dhe familja e tij bëjnë thirrje që qytetarët të përgjigjen pozitivisht dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre sa më shpejt.

Organizatorët falënderojnë paraprakisht të gjithë ata që do të tregojnë solidaritet dhe do të ndihmojnë në këtë moment emergjent, duke i dhënë shpresë Agronit dhe familjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit