Një javë pas aksidentit në Brar, konçesionari ende s’ka rregulluar urën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.10.2025, 14:31

Një javë më pare te kjo urë që ndodhet në fshatin Brar përgjatë rrugës së Arbrit, një automjet çau barrierat dhe ra në këto shkëmbinj.

Për pasojë një prej udhëtarëve u dërgua me urgjencë në Spital nga kalimtarë të rastësishëm.

Këtu ka ende pjesë të makinës që ra nga ura. Ajo që të bën më shumë përshtypje është se si edhe pas disa ditëve nga aksidenti, konçesionari i rrugës përgjegjës për mirëmbajtjen “Gjoka Konstruksion”, nuk ka marrë asnjë masë për riparimin e defektit.

Pamjet e tregojnë qartë gjendjen këtu. Thirrja është për të gjithë shoferët, bëni kujdes te ura e Brarit, pasi mund t’u ndodhë edhe ju e njëjta gjë si aksidenti i një jave më parë.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit