Urat e dëmtuara dhe gropat rrezikojnë jetën e shoferëve në autostradën prej ‘ari’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2025, 13:25

Rruga Thumanë-Kashar, segment me gjatësi 21 km që u inagurua një vit më parë, po shndërrohet çdo ditë e më tepër në një rrezik të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.

Pavarësisht se konsiderohet si një nga projektet më të shtrenjta në histori, me një kosto prej 22 milionë euro për kilometër, rruga prej kohësh ka shfaqur dëmtime të shtresës së asfaltit dhe krijimin e disniveleve në karrexhatë. Shumë nga urat e saj kanë pësuar dëmtime, ndërsa mungesa e tabelave paralajmëruese e bën segmentin jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Qytetarët raportojnë se asfalti është i dëmtuar dhe urat kanë çarje, duke rritur ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, veçanërisht në pjesët ku shpejtësia lejohet deri në 130 km/h. Ata thonë se edhe pse paguajnë 250 lekë sa herë kalojnë, kjo autostradë, më e shtrenjta në Europë me vlerë 435 milione euro për vetëm 21 km, nuk përmbush asnjë lloj standardi sigurie.

Përkundrazi autostrada po rrezikon jetën e drejtuesve dhe dëmton mjetet e tyre pasi mjafton një gropë dhe makina mund të dalë nga rruga. Qytetarët akuzojnë kompaninë koncesionare “Gener 2” sh.p.k., për mungesën e masave, riparimeve dhe sinjalistikës paralajmëruese. Ata thonë se një autostradë me pagesë duhet të garantojë siguri maksimale për ta.

E në këto rrethana ku cilësia skandaloze sa vjen e bëhet e dukshme, natyrshëm lind pyetja pse SPAK nuk nis hetimet në lidhje me këtë skandal pasi përgjegjësit për cilësinë e dobët të punimeve duhet të jenë në burg për këtë abuzim.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje! Kjo është gjendja aktuale e autostradës Tiranë–Fushë Krujë, për të cilën paguajmë 250 lekë çdo herë. Çdo urë është në gjendje të keqe — asfalti është shembur dhe rrezikon seriozisht jetët tona. Sidomos në kthim drejt Tiranës, tek dalja, situata është shumë e rrezikshme

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit