“Pasuria natyrore e Dibrës po shitet tek KNAUF-I i Maqedonisë me lejen e Bashkisë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2025, 12:29

Një denoncim i rëndë vjen nga fshati Vrajnt, njësia administrative Kastriot në Dibër, ku banorët akuzojnë kompaninë KNAUF dhe Bashkinë Dibër për shkatërrimin sistematik të pasurisë natyrore të zonës.

Sipas qytetarëve, kompania që operon nga Maqedonia po merr gips në mënyrë intensive duke gërryer malin dhe dëmtuar mjedisin, ndërkohë që autoritetet vendore mbajnë një heshtje të frikshme. “Po zhduket pasuria e të ardhmes së fëmijëve tanë, pasuria e komunitetit”, shprehet denoncuesi, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të institucioneve.

Në vend që të mbrojnë interesat e banorëve, drejtuesit e Bashkisë Dibër, me në krye Rahim Spahiun, akuzohen se kanë lejuar apo mbyllur sytë përballë një abuzimi të hapur me pasuritë publike. “Po shitet mali, po grabitet natyra, dhe askush nuk flet”, shkruan banori.

Ky rast ngre sërish në dritë mungesën e transparencës në menaxhimin e burimeve natyrore dhe lidhjet e dyshimta midis pushtetit lokal dhe kompanive që shfrytëzojnë territorin për përfitime ekonomike.

Në Dibër, një nga zonat më të pasura me burime minerare, duket se mali është kthyer në mall, ndërsa heshtja e bashkisë po bëhet bashkëfajtore në këtë krim ndaj mjedisit.

Banorët kërkojnë që SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme të nisin hetimet ndaj kryebashkiakut Rahim Spahiu dhe përfaqësuesve të kompanisë KNAUF, për të ndalur atë që e quajnë “vjedhje publike të pasurisë së komunitetit”.

“Nëse institucionet nuk reagojnë, do ngrihet vetë fshati”, paralajmëron denoncuesi, duke bërë thirrje për zë publik dhe mbështetje për mbrojtjen e mjedisit të Dibrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit